Partizani duket se ka zënë mend nga merkato e verës së shkuar dhe për këtë periudhë “hyrje-dalje” që po afron po skicon listën e lojtarëve që do t’i bashkohen kampionëve. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Arens Mateli është vënë në “shënjestër” nga kryeqytetasit.
19-vjeçari është pjesë e skuadrës së Kukësit dhe me atë që ka treguar në fushë, mund t’i bëjë shumë punë të kuqve në vazhdim. Kryeqytetasi këtë sezon është përfshirë në 18-she, por duke mos arritur të ketë minuta në këmbët e tij me verilindorët.
Politikat e klubit këtë vit janë ndryshe: Afrimi dhe promovimi i talentëve të rinj, për të mbushur në një të ardhme arkat e klubit. Mateli luan në fazën ofensive si sulmues kryesor, ndërsa në javët në vijim pritet të shihet nëse do të finalizohet me sukses ky objektiv i drejtuesve të Partizanit.
