Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Oferta nga jashtë vendit dhe derbi në kryeqytet për të, të gjithë të "çmendur" për yllin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Oferta nga jashtë vendit dhe derbi në kryeqytet për

Uerdi Mara ka marrë oferta të rëndësishme për t'u larguar nga Skënderbeu. Ylli 22 vjeçar i korçarëve prej disa sezonesh ka treguar rritje në lojën e tij, duke bërë për vete klube edhe jashtë Shqipërisë.

Burime për Newsport.al bëjnë me dije se korçari ka oferta nga klubet e kryeqytetit në Shqipëri, teksa nuk është çudi që Ilir Daja ta dëshirojë në skuadër. Aftësitë e fantazistit janë të padiskutueshme për fazën offensive, ndërsa lojtari luan edhe në krah.

Më herët djaloshi u lidh me një kalim te Dinamo, ndërsa ende nuk ka diçka konkrete me Blutë. Duket se ofertat nuk janë vetëm nga elita e vendit tonë. Për Marën ka kërkesa edhe nga jashtë Shqipërisë, me shtetin që ende nuk bëhet me dije.

Nuk përjashtohet mundësia që Mara të jetë në optikën edhe të Tiranës, me Orges Shehin që ia njeh mirë cilësitë 22 vjeçarit pasi e ka pasur nën urdhërat e tij. Me një vlerë 250 mijë euro në treg, Mara sezonin e shkuar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Skënderbeut, duke shënuar tre gola dhe dhuruar dy asiste. Lojtari është produkt i akademisë korçare dhe prej 2017 bën pjesë në ekipin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga