Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Mesfushori i Olympiakos i bashkohet Tiranës në Serbi

Shkruar nga NEWSPORT
Ekskluzive/ Mesfushori i Olympiakos i bashkohet Tiranës në Serbi

Tirana u nis mëngjesin e sotëm drejt Zllatiborit, vend ku do të zhvillojë fazën përgatitore, ndërsa faqja zyrtare njoftoi se gjatë qëndrimit në Serbi do të bëhej dhe plotësimi i grupit të lojtarëve. Me bardheblutë mësohet se ka udhëtuar dhe një futbollist që më parë është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë.

Burime për "Newsport.al" flasin për beratasin Klodian Gjino i datëlindjes 13 shkurt 1994. 22-vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit, ndërsa është aktivizuar me skuadrat greke. Sezonin e fundit ka qenë pjesë e Aris-it të Selanikut. Lojtari nuk ka firmosur kontratë me bardheblutë, por do të vëzhgohet nga trajneri Ilir Daja dhe stafi i tij për disa ditë dhe më pas do të vendoset e ardhmja e tij.

Karriera e tij ka nisur te Olympiakos në Greqi, ku është rritur në akademinë e kësaj skuadre, më pas është aktivizuar për ekipe si Fostiras, Kalamata, Panargiakos dhe së fundmi te Aris Selanik. Sa iu përket ekipeve kombëtare, ka zhvilluar 10 ndeshje me Shpresat dhe 3 me ekipin U-19.

https://www.youtube.com/watch?v=TAWMbq1lbAY

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga