Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Nga klubi i SUPERIORES deri te promovimi i lojtarëve, rrëfehet menaxheri i njohur: Do kemi zhvillime të tjera në Shqipëri, ju tregoj për lojtarin që do transferojmë jashtë vendit

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Nga klubi i SUPERIORES deri te promovimi i lojtarëve,

Vasil Xhai është një nga menaxherët e rinj që ka nisur profesionin për të menaxhuar lojtarët në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Karrierën e tij në botën e futbollit e ka nisur te Luftëtari si përgjegjës marketingu dhe si Team Menager. U largua nga Luftëtari, por nuk mund të largohej nga futbolli pasi futbolli është pasioni i tij.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Neësport.al, Xhai tregon se karrierën si menaxherë e ka nisur në muajin Janar dhe punon me një zyrë të huaj që promovon lojtarët si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Goditja e parë ishte ajo e Alexandros Kouros te Teuta, por Vasili Xhai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi merkato e verës ka edhe shumë supriza të tjera.

Prej sa kohësh merreni me këtë profesion? Si e keni nisur?

Kam punuar prej 2 vitesh te ekipi i Luftëtarit si përgjegjës Marketingu dhe si Team Manager.  Kur u largova mendova të merrem me menaxhimin pasi futbolli është pasioni im.  Merrem pak kohe . E kam filluar në Janar.

Pse u larguat nga Luftëtari?

Asnjë nuk rri përgjithmonë. Vetëm tifozat janë të përjetshëm. Por, pata mundësi te bashkëpunoj me njerëz profesionist dhe me futbollistë të mrekullueshëm.  Kjo me ndihmoj në shumë aspekte.  Kam ikur me përshtypjet më të mira.

Sa lojtarë menaxhoni aktualisht?

Punoj për një zyrë të huaj ku kemi bashkëpunëtor në çdo shtet pothuajse. Synimi jonë nuk është vetëm të sjellim lojtarë në Shqipëri por, dhe të nxjerrim jashtë, të promovojme futbollin tonë pasi ka pas rritje vitet e fundit. Në Shqipëri për momentin kemi disa lojtarë dhe po shtohen nga dita në ditë.

Cilët lojtarë menaxhoni që luajnë në Shqipëri?

Janë disa. Emrat do të zbardhen ditët e ardhshme pasi të kryejmë dhe transferime të tjera.

Mund të na thoni diçka konkretisht për cilët emra bëhet fjalë?

Jo nuk mund të flas.  Pasi të kemi siguruar firmat  do bëhet çdo gjë publike. Mund t'ju them që një lojtar cilesor i kampionatit tonë me shumë mundësi do të largohet drejt nje kampionati më të fortë.

Po në Shqiperi do të ketë goditje të tjera? Me cilat skuadra keni kontakte kryesisht?

Po kemi kontakte me të gjitha ekipet si në Superlige edhe në Kategorinë e Parë. Nuk kemi klube të veçanta pasi marrdhëniet tona janë njesoj me të gjitha klubet. Te agjensia jonë janë njerëz  që kanë dije për futbollin. Pasi kur të kemi kërkesat për lojtarët konsultohemi me specialistët e agjensisë dhe propozojmë lojtarët. / Renaldo Gremi/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga