Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Largimi i Franco LERDËS, nis merkato te Partizani (TRANSFERIM I BUJSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Largimi i Franco LERDËS, nis merkato te Partizani (TRANSFERIM I

Pas largimit të Franco Lerdës nga Partizani, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e tij, por edhe për merkaton e janarit. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që Jasir Asani është pranë transferimit në Suedi. Prej ditësh ka pasur bisedime për shërbimet e mëngjërashit dhe mësohet se është arritur një akord paraprak. Emri i skuadrës është preferuar të mbetet sekret për momentin.

Pas përfundimit të fazës së dytë, 24-vjeçari do të marrë "valixhet" duke u larguar përfundimisht nga elita dhe kampionët. Duhet saktësuar se nga ky transferim arkat e klubit do të mbushen ndjeshëm, pasi kartoni i sulmuesit është vlerësuar rreth 150-mijë euro. Edhe pse Asani s'është preferuar si titullar nga Lerda, performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e europianëve që janë gati të derdhin në arkat e klubit kryeqytetas shumën e lartpërmendur. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga