Klajdi Kuka pritet të prezantohet te Laçi. Portieri 32 vjeçar sezonin e shkuar ishte pjesë e Tërbunit, duke treguar cilësi në Kategorinë e Parë. Me pukjanët që nuk ia dolën të ngjiten në elitë, Kuka ka gjetur një vend te Laçi në Superligë.
I dalë nga moshat e Tiranës, Kuka ka luajtur për ekipe si Tomori, Kastrioti, Vora, Besa apo edhe Dinamo. Largimi i Sherrit dhe Laçi ka bërë që kurbinasit t’i besojnë 32 vjeçarit, që shihet si zëvendësi i Dajsinanit.
Pas zyrtarizimit të Babatunde, te Laçi janë gati të prezantojnë edhe Kukën në portë.

Poll