Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Kukësi godet në merkato, një qendërmbrojtës zbret sot në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Kukësi godet në merkato, një qendërmbrojtës


Largimi i Kenan Horiç ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Kukësit për të përforcuar skuadrën në ato reparte që ka shfaqur probleme. Edhe pse nuk ka ende një njoftim nga klubi verilindor, burime të besueshme tregojnë për newsport.al që sot ka mbërritur pranë ekipit një lojtar i huaj. Mësohet se ai luan në qendër të prapavijës dhe është nga Maqedonia e Veriut.

Shtatlarti ka zbritur në fushë duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Rrahman Hallaçit. Pritet të shihet nëse performanca e tij do të lërë përshtypje pozitive ose jo në stafin teknik. Kujtojmë që mbrojtja ka qenë reparti që ka futur më shumë ujë te nënkampionët duke krijuar shumë boshllëqe në ekipin verilindor. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga