
Ylli Shameti, mbrojtësi i SC Gjilanit dhe ish kapiteni i Kukësit, në një pronocim ekskluziv për "newsport.al", ka treguar për situatën e tij tek klubi kosovar, si dhe ka bërë një përshkrim të shkurtër mbi Superioren.
Shameti është i mirënjohur në Shqipëri si kapiten i verilindorëve dhe si një nga mbrojtësit më të mirë që ka luajtur në kampionatin tonë. Qëndër-mbrojtësi surprizoi jo pak sportdashësit me lëvizjen e tij në merkaton e verës drejt klubit të Gjilanit, duke u divorcuar kështu me Kukësin. Shametin ndërkohë e ka ndjekur dhe fati i keq, ku vuan një dëmtim në gju prej disa kohësh dhe për rikthimin e tij ai u shpreh gjatë intervistës.
Si ju duket situata tek klubi i Gjilanit? Kur pritet t'ju shohim në fushë?
"Unë kam qenë i dëmtuar nga një operqcion në gju. Kështu që këtë kohë kam qenë pushim. Shpresoj që viti i ri të më gjej në fushë'', tha Shameti.
Kampionati i Kosovës, si ju duket deri tani?
"Këtë vit niveli i ekipeve është rritur, sepse presidencat kanë investuar në lojtarë. Pagesat janë shumë të mira. Besoj që me përmirësimin e infrastrukturës do bëhet më mirë", u shpreh Shameti.
E keni ndjekur Superioren? Kush ju ka surprizuar këtë sezon?
"Po i kam ndjekur pjesën më të madhe të ndeshjeve. Ekipet që kanë hyrë si pretendente kanë bërë shumë gabime gjatë rrugës. Ndaj është edhe ky klasifikim i ngjeshur", tha Shameti.
Cilat ekipe do të veçoje nga të tjerat? Kush ka një shans më shumë për titullin?
"Po mendoj që Kukësi, Partizani, Teuta dhe tirana do rivalizojnë me njëra-tjetrën deri në fund, se kush do të jetë kampion", u shpreh Shameti.
Partizani-Kukësi 0-0. Si ishin skuadrat?
"Këto vitet e fundit janë dy ekipe që kanë shprehur një nivel të lart futbolli në sfidat mes tyre. Mendoj se te dyja ishin të kujdesshme të mos pësonin gol. Sepse një fitore e Partizanin do ta komplikonte situatën e Kukësit. Dhe një fitore e Kukësit do t'i hidhte pas krahëve problemet që ka shprehur deri tani", përfundoi Shameti. //NEWSPORT.AL//