Sebino Plaku ka dalë sot në stërvitje me Skënderbeun duke u larguar nga Korabi, ekip me të cilin u aktivizua në pjesën e parë të sezonit.
Sulmuesi kryeqytetas ishte huazuar te skuadra dibrane, ndërsa me hapjen e merkatos së dimrit, 31-vjeçari ka zgjedhur të rikthehet te kampionët, klub që ka në pronësi kartonin e Plakut.
Por, Korabi pretendon se sulmuesi është në kontratë deri në fund të sezonit me klubin dibran dhe përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se Plaku nuk mund të aktivizohet me Skënderbeun.
Por, duket se çëshjta nuk qëndron kështu. Newsport.al ka siguruar një kopje të kontratës që Sebino Plaku ka firmosur në verë me Korabin në momentin që u huazua nga Skënderbeu.
Në kontratën e firmosur nga sulmuesi dhe drejtuesit e klubit dibran shkruhet qartësisht: “Lojtari ka të drejtë të ndërpresë kontratën në mënyrë të njëanshme gjatë muajit janar 2017 duke njoftuar klubin dhe Federatën Shqiptare të Futbollit me anë të një shkrese”.
Kaq mjafton për të vërtetuar se Plaku tashmë nuk është më pjesë e Korabit dhe mund të luajë pa problem për Skënderbeun në pjesën e dytë të sezonit.
[caption id="attachment_70936" align="alignnone" width="848"] Kopje e nje prej kushteve te kontrates qe Plaku firmosi me Korabin ne veren e 2016-es[/caption]
[caption id="attachment_70934" align="alignnone" width="294"] Kopja e kontrates se firmosur nga Plaku me Korabin ne veren e 2016-es[/caption]