Arbër Basha pritet të jetë afrimi i radhës te Kastrioti. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që është arritur akordi mes tij dhe drejtuesve krutan. Lojtari i Kombëtares U-21 ishte pranë kalimit te Kastrioti edhe në merkaton e verës së shkuar, mirëpo ishte UEFA që s'e lejoi një gjë të tillë. 21-vjeçari luan si mesfushor qendre dhe shihet si një nga futbollistët e së ardhmes.
Edhe pse këtë vit do të luajnë një kategori më poshtë, objektivat e klubit krutan tashmë dihen: Rikthimin sa më parë në elitë. Edicionin që lamë pas, kuqeziu ishte pjësë e skuadrës së Narva Trans në Estoni. Ka luajtur më parë për Kamzën, ndërsa është formuar në Akademinë e Vllaznisë. Trajneri Ramadan Ndreu shpreson shumë te aftësitë e 21-vjeçarit dhe në sezonin e ri pritet të ketë një "barrë" të madhe në arritjen e objektivave të skuadrës.
