
Ditët e fundit u fol për një kalim të mundshëm të ish-trajnerit Mirel Josa te klubi i Kukësit. Mundësia për të qenë në krye të pankinës kuksiane ishte e madhe, por duket se një e ardhme e tij te verilindorët është e largët. I kontaktuar nga redaksia "newsport.al", zoti Safet Gjici ka mohuar të gjithë zërat për një kalim të Josës te skuadra kuksiane duke konfirmuar si trajner Hasan Likën. "Nuk kam asnjë kontakt me Mirel Josën. Trajner i Kukësit do të jetë Hasan Lika", kanë qenë fjalët e presidentit për redaksinë e newsport. Mirel Josa ishte trajner i kampionëve të Skënderbeut për pesë vite rresht duke arritur suksese historike me të.
[gallery columns="1" size="full" ids="8781"]
Poll