
Administratori I Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur për herë të parë në lidhje me rrëzimin e ekipit një kategori më poshtë, gjë që nuk ndodhte qysh prej vitit 2007. Në bisedën për newsport.al, Idrizi thekson se është një dështak klasik që ka humbur në fushë, ndaj nuk pranon dhurata nga FSHF me ndryshimin e skemës, pork jo formulë me 10 ekipe ka dështuar dhe është jashtë mode.
Idrizi gjithashtu kërkon reagimin e qeverisë shqiptare për të miratuar Ligjin e Sportit, që edhe klubet të kenë mundësi të prodhojnë dhe të vetëadministrohen për të mos u ndikuar nga Bashkitë, pasi sipas tij bashkia duhet të kujdeset për qytetin dhe jo të japë lekë për futbollistët që mbërrijnë nga çdo anë e botës.
Zoti Idrizi, Flamurtari është një Kategori më poshtë?
E vërtetë, kemi humbur në fushë. Unë I dal për Zot kësaj situate. Jam një dështak klasik pasi është e gjithë përgjegjësia ime. Nuk është ndonjë çudi e madhe që ndodhi kjo gjë. Vjet kishim një ekip super, pretendent. Kam të bllokuara llogaritë dhe nuk mund të bëj asnjë pagesë.
Kontrata me Flamurtarin përfundon në fund të korrikut, do vijoni më tej?
Po, e drejtë që kontrata përfunon në 31 korrik. Nuk e di, do pres ofertat nëse ka dhe më pas do jap unë ofertën time. Në varësi të situatave me Ligjin e Sportit, sepse futbolli është fabrikë, duhet të prodhojë që të ecë. Nuk I kuptoj këto ekipe që vetëm kërkojnë nga Bashkia të ardhura. Unë nuk I kam shkaktuar qytetit asnjë euro dëm. Jam 100 përqind financues dhe kam 0 aksione në klub, e çuditshme. Kam gjithë këto vite që vetëm investoj pa asnjë mbështetje dhe situata nuk ndryshon. Jugu ka humbur identitetin, nuk ka më skuadra futbolli po ta shohësh.
Flamurtari është një ekip simbol, nën drejtimin tuaj ra nga Kategoria. Një mendim për këtë?
E drejtë, ju thashë që jam një dështak klasik. Nuk dua të përsëritem por nëse dikush e bën më mirë se unë atehërë le të vijë. Kam shumë borxhe që nga viti 2011 që nuk janë në detyrimin tim dhe klubi është bllokuar. Shpëtim Gjika? I bëj thirrje që nëse I del për zot firmës së vet të paguaj borxhet sepse nuk janë as shumë. Nuk e di pse nuk mban përgjegjësi apo I ka humbur vula. Është e pakuptimtë që të vijojmë të kërkojmë lek nga Bashkitë. Shikoni qytetet e tjera, vijnë të huaj nga çdo vend dhe marrin lekët e qytetarëve. Bashkia është për të pastruar qytetin dhe punë të tjera. Duhet të ndryshoj ky koncept.
Tirana, Vllaznia dhe tanimë Flamurtari kanë rënë nga kategoria. Pse ndodh kjo?
Mendoj se skema me 10 skuadra nuk është e saktë, ka dalë nga moda. Siç e thashë më lart nuk ka mbetur identitet nëpër qytete. Shpresoj që Ligji I Sportit të miratohet që edhe ne të shohim si do vazhdojmë në të ardhmen. Nëse nuk prodhon atëhere çfraë do shesësh, kjo është filozofia. Këtë nuk duan ta kuptojnë. Dështimi është I imi, pasi kemi humbur në fushë. Ndryshimi I skemës? Nuk pres dhurata nga asnjë, nuk është dramë që u rrëzuam një kategori më poshtë. /Stavro Anesti DHIMITRI/