
Prishtina prej dy javësh kishte nisur të mendonte një emër të ri për drejtimin e skuadrës. Neësport.al mëson se kanë qenë tre kandidaturat e trajnerëve për Prishtinën. Ernest Gjoka, Mirel Josa dhe Bledar Devolli janë tre emrat për të cilët mësohet të jetë diskutuar në kryeqytetin e Kosovës.
Neësport.al mëson se emri i Ernest Gjokës mësohet të ketë qenë i pari në tavolinë dhe pas tij janë shqyrtuar ato të Mirel Josës dhe Bledar Devollit. Ky i fundit ka qenë më i pëlqyeri por fakti që ishte në krye të Bylisit ka prishur pa nisur këtë pistë. Mes Josës dhe Gjokës, ka fituar 54-vjeçari për shkak të eksperiencës së tij. Ish trajneri i Tiranës dje është prezantuar në krye të Prishtinës si drejtor sportiv ndërkohë që i është premtuar të ulet shumë shpejt në rolin e trajnerit.