Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Ja si qëndron e vërteta e bojkotit te Flamurtarit, të gjithë në një mendje, vetëm katër lojtarë ishin kundër

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Ja si qëndron e vërteta e bojkotit te Flamurtarit, të

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë jashtë fushës së blertë. Edhe pse në kampionat ka arritur të marrë pikë të vlefshme në javët e fundit, jashtë saj, lojtarët pretendojnë të paguhen, me të drejtë sipas kontratës që kanë me klubin. Kjo pasi kanë 4-5 muaj pa marrë asnjë qindarkë.

Dy ditë më parë, futbollistët e Flamurtarit nuk dolën në stërvitje duke e bojkotuar atë.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ditën e djeshme. Në fakt, të gjithë lojtarët kanë qenë në një mendje për të bojkotuar stërvitjen edhe gjatë ditës së djeshme. Përjashtim bënë katër lojtarë, të cilët ishin kundër.

Burime të sigurta për newsport.al konfirmojnë se edhe Bruno Telushi ka qenë një nga lojtarët që ka preferuar të jetë me pjesën më të madhe të lojtarëve, pra të atyre që nuk kanë pranuar fillimisht të dalin në stërvitje.

Para seancës së djeshme stërvitore, ka qenë drejtori i klubit, Ardi Behari ai që ka folur me lojtarët, ndërsa këta të fundit, pasi nuk kanë marrë konfirmimin për datën se kur do të paguheshin nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje.

Futbollistët që nuk dolën në stërvitje u ulën në një nga lokalet pranë kompleksit stërvitor ku kanë biseduar së bashku për situatën, duke qenë të gjithë në një mendim, të bashkuar për misionin e vetëm dhe kauzën e tyre të drejtë; të paguhen për punën që kanë bërë gjatë muajve të fundit sipas kontratës që kanë firmosur me klubin.

Pas gati 1 ore, lojtarët kanë rënë dakord të gjithë që të hyjnë në fushë dhe të stërviten për vete, për të mbajtur trupin në formë në mënyrë që të jenë gati për ndeshjet e radhës.

Newsport.al mëson se ditën e sotme, lojtarët e Flamurtarit do të dalin në stërvitje duke mos e bojkotuar atë, ndonëse nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre për t'u paguar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga