
Ilion Lika është pranë fundit të karrierës futbollistike. Portieri i njohur i Tiranës mund të varë "dorezat në gozhdë" që në këtë periudhë janari dhe kësisoj drejtuesit bardheblu kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e tij.
Burime të besueshme pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije për newsport.al që Edvan Bakaj është pranë rikthimit në shtëpi. Gardiani i njohur është pjesë e Dritës në Superligën e Kosovës, por një ofertë nga 24-herë kampionët e vendit duket se e ka tunduar.
Megjithatë gjithçka varet nga portieri Ilion Lika. Nëse 38-vjeçari i jep fund karrierës së tij, atëherë Bakaj mund të konsiderohet një operacion i mbyllur me sukses nga klubi bardheblu.
Kujtojmë që 31-vjeçari ka qenë pjesë e Tiranës për 3 sezone me radhë, prej vitit 2014 deri në 2017-tën. /Newsport.al./
[gallery size="full" columns="1" ids="315419"]