Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ I shkon pas bisturisë dhe jo fotografisë, të pathënat e bukuroshes kirurge: Si e njoha ROMERON në Instagram, koha do tregojë se Partizani gaboi

Shkruar nga NEWSPORT

“Sa shumë sakrifica ka të jesh e dashura e një futbollisti”, kështu e përfundon intervistën Raulimar Diaz. Prej disa muajsh në Shqipëri, bukuroshja kirurge s’e ka lënë vetëm futbollistin e Partizanit, Aristoteles Romero. Të dy së bashku po jetojnë në kryeqytet.

Në një intervistë të veçantë për Newsport.al, 25-vjeçarja rrëfehet pa doreza. Fillimisht tregon se si është njohur në rrjetet sociale me mesfushorin e të kuqve, ndërsa përmend edhe peripecitë që ka hasur derisa ka marrë propozimin në Itali.

Futbolli është pjesë e rëndësishme e Romeros, por tashmë domosdo dhe e asaj. Flet për aventurën te Partizani duke vënë në dukje se i dashuri i saj ka humbur shumë me transferimin në Shqipëri. “Romeron s’e lanë të tregonte se ç’di të bëjë”, thotë ajo duke treguar padrejtësitë që i janë bërë lojtarit që fillimisht u fol me superlative për të. Ajo s’mban “peshore”

Mjeke në profesion, në këtë periudhë të vështirë të Coronavirusit, jep këshilla për gjithë shqiptarët, por edhe njerëzit anë e mbanë botës. E ardhmja e të dashurit të saj? Mësojeni!

- Raul, jeni në Shqipëri apo jo?
Po, jam në Shqipëri së bashku me Romeron.

- Një vajzë e bukur dhe natyrisht një mashkull me muskuj si Aristoteles. Si e keni takuar futbollistin e Partizanit?
Ne jemi njohur në rrjetet sociale (Instagram). Megjithëse jemi të dy nga Venezuela dhe jetojmë në qytete afër, kurrë më parë s’e kishim parë njëri-tjetrin. Ai filloi të më shkruante kur ishte në Itali. Më dërgoi shumë lule. Më vonë vendosa të udhëtoja atje sepse doja ta takoja. Por, duhej të prisja shumë sepse s’i pata thënë dhe kur mbërrita, Romero ishte në Japoni me skuadrën. Pak ditë më vonë, u kthye pikërisht në ditëlindjen time dhe më bëri një surprizë të bukur. Atë ditë më kërkoi që të isha e dashura e tij, s’mund ta besoja.

- Si është ai në jetën e përditshme?
Është një njeri shumë aktiv. S’i pëlqen të qëndrojë ulur duke parë filma. Gjithmonë dëshiron të bëjë diçka, të jetë i aktivizuar (Qesh). I pëlqen të stërvitet çdo ditë dhe para trajnimit me skuadrën, ai ushtrohet vetëm në palestër. Muzika është një nga pasionet e tij. Kohën e lirë e kalon duke luajtur me miqtë.

Tatuazhi i bërë nga Romero

- A ju ka shqetësuar ndonjëherë rutina: futbolli, futbolli dhe thjesht futbolli?
Jo, nuk më ka shqetësuar asnjëherë. E kam kuptuar gjithmonë. Ndonjëherë mërzitem kur i duhet të udhëtojë me skuadrën sepse mbesja vetëm, por tanimë jam mësuar ta pres. Fundja këto udhëtime janë për profesionin dhe pasionin e tij, futbollin.

- Është një nga më të komentuarit në Shqipëri për shkak të natyrës së vështirë që tregon në fushë. A është realisht ashtu apo askush s’ka arritur ta njohë?
Është e vërtetë që Romero mund të ketë një karakter të vështirë, por vetëm kur gjërat s’bëhen ashtu siç duhet. Ai është një profesionist dhe nëse jep maksimumin e tij në fushë, të njëjtën gjë pret edhe nga skuadra. Nuk i pëlqejnë padrejtësitë apo gjërat që lihen përgjysmë. Kjo e bën që të mërzitet shumë. Ai shkon në një ndeshje për të dhënë maksimumin dhe do nga të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë, të paktën kështu e shoh unë.

- Si të duket Tirana?
Më pëlqen Tirana. Nuk jam ambientuar ndoshta siç duhet për shkak të gjuhës dhe klimës, por në terma të përgjithshëm më pëlqen ky qytet. Kam pasur mundësinë të takoj njerëz simpatikë dhe më pëlqen që në çdo cep mund të gjesh një bar për të pirë kafe.

- Jeni tifoze e futbollit apo jeni detyruar nga profesioni i Romeros?
Më pëlqen futbolli dhe padyshim sepse jam e dashura e “Arizës” kam mësuar shumë më tepër. Është sporti më i bukur dhe më emocionues në botë.

- Ju jeni jeni mjeke. Në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit, çfarë do të këshillonit?
Po, jam kirurge. Është shumë e vështirë kjo periudhë që po kalojmë. I ftoj njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mos përhapin lajme të rreme që gjenerojnë më shumë ankth sidomos të mbyllur në karantinë. Qëndrimi në shtëpi është mënyra më efektive për t’u kujdesur për të afërmit tanë dhe të kujdesemi për veten duke marrë gjithë masat që diktohen nga qeveria. Edhe kur të duam të dalim jashtë, duhet të ndjekim rregullat dhe ta bëjmë këtë vetëm kur kemi nevojë për të blerë diçka.

- Ku e shihni Romero në të ardhmen, në cilin ekip?
Besoj dhe uroj që do të jetë në një skuadër të madhe. Është një futbollist me vizion të qartë dhe e arrin objektivin që i vë vetes. Erdhi në Itali vetëm 19 vjeç sepse punoi fort. Kjo do të ndodhë sërish.

- A ka humbur Partizani nga Romero apo Romero humbi nga Partizani?
Padyshim që Romero humbi me Partizanin. Mendoj se nuk i kanë dhënë atë që meriton. Së paku duhet ta kishin lënë të tregonte atë që di të bëjë. Ai erdhi në Tiranë që të rritet profesionalisht dhe sigurisht të japë kontributin e tij në objektivin e klubit. Disa vendime që merren ndonjëherë nuk kanë një bazë të arsyeshme, por me kalimin e kohës do të jepet çdo përgjigje.

- Sa e vështirë është të jesh e dashura e një futbollisti?
Është e vështirë pasi sakrifikohen shumë gjëra si nga ne (femrat), ashtu edhe ata (futbollistët) bëjnë përpjekjet maksimale për ta mbajtur sa më të gjallë një marrëdhënie. Në rastin tim, profesionin si mjeke e kam ndaluar sepse po jetojmë këtu. Jetoj larg familjes, miqve të mi, gjithçkaje. Jeta e një futbollisti është e ndërlikuar. Është plot sakrifica dhe si partnere e tij duhet të jetoj me ato sakrifica. Është shumë e thjeshtë të mendosh nga jashtë se ne jetojmë një jetë luksoze, por askush s’e di sa shumë punon për atë dhe gjithçka që duhet të lësh pas. /Retin TOKA/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga