Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ I lindur për të qenë kampion, zbuloni historinë e jashtëzakonshme të boksierit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_18605" align="alignleft" width="300"]13820629_1063969720355849_1043628143_n (1) Ismail Keta gjatë himnit të Gjermanisë në ring, mban varur në qafë edhe flamurin shqiptar[/caption]

Ismail Keta, kampioni shqiptar në Kickbox që jeton në Gjermani prej 21 vitesh, në një prononcim për newsport.al ka rrëfyer se si lindi kjo dëshirë e tij për këtë sport, çfarë mendon ai për trofetë e tij dhe ç'synime ka për të ardhmen. Ismaili ka treguar edhe emocionet e tij, teksa ndeshej në ring dhe përfaqësonte ngjyrat e një kombi tjetër, siç është Gjermania, edhe pse zemra e tij rrihte fort kuqezi. Kampioni nga Shqipëria flet edhe marrëdhëniet e tij me gjermanët, ku i etiketon si njerëz të ftohtë, por në qoftë se arrin të fitosh respektin e tyre, nuk i humbet kurrë si miq.

- Si nisi kjo dëshirë e juaja për këtë sport?

Ngaqë më mbante gjyshi afër dhe më tregonte histori burrërore të heronjve shqiptar, duke filluar nga Skënderbeu, të cilat më apasiononin shumë, mu krijua dëshira për t'u bërë i fortë. Dikur, kur babi kishte mundësinë të blinte televizor të asaj kohe, bardhë e zi, më pelqente filmi i herkulit, pasi boksi dhe filmat e huaja ose me boks, ishin të ndaluara në televizionet shqiptare të asaj kohe.

Kështu që vendosa të bëhem si Herkuli. (Qesh)

Isha vetëm 10-12 vjeç duke bërë vetë një diçka si lloj shtange me një dru, ku në të dyja anët lidhja, vendosja gurë për pesha. Dikur filloi të trasmetohej në TV dhe filmi Roki.

[caption id="attachment_18606" align="alignright" width="100%" alt="Ekskluzive/ I lindur për të qenë kampion, zbuloni historinë" style="display:block"]13820429_1063971523689002_1463843245_n Keta me titullin kampion[/caption]

U befasova shumë nga figura e tij fizike dhe këmbëngulja dhe fillova menjëherë të imitoj Rokin në stërvitjen me gjëra tepër primitive. Mora dorezat e babit të cilat i kishte për punë, në Minierën e Kromit në Bulqizë, që përbëheshin nga pjesa poshtë barkut të dhisë. Doja të mos e shikonin prindërit se me qimet e dhisë bënte gjyshja çorape për dimër dhe e qepa tek dorezat me copë basme të vjetër duke u munduar t'iu ngjajnë pak dorezave të boksit.

Fillova të bëhem i fuqishëm në fizik,  vonë kur ika në Gjermani kuptova që nuk kisha qenë aspak boksier.

Në shkollë isha nxënës i mirë, perpiqesha. Përkrah mësimeve dhe punëve që kisha si fëmijë me i madh në familje në jetën e fshatit, bëja çdo ditë në mëngjes, drekë dhe darkë ushtrimet që i shikoja në filmat e asaj kohë (të Rokit).

Dhe pse në mësime nuk isha keq, më pelqente t'i ngjaja burrave të historive që më tregonte gjyshi dhe fillova të humb interesin e mësimeve.

[caption id="attachment_18607" align="alignleft" width="224"]1 Ismaili në moshën 15-vjeçare[/caption]

Nga kjo fillova të bëhem dhe i padurueshëm me djemtë mistrec dhe konfliktohesha me ta. Për këtë më kritikonte shumë babai, i cili ishte tepër i rreptë. Në atë kohë kishte momente që e merrja inat babin pasi unë nuk ngacmoja, vetëm mbrohesha gjatë grindjeve të moshës së adoleshencës, por ai përsëri sillej i rreptë në raste të tilla.

Fale rreptësisë së tij fillova të kuptoj që unë duhet të bëhem sportist për të treguar forcën fizike dhe energjitë që unë kisha dhe t'i largohesha rrugës. Fatmirësisht pas kësaj kohe, periudhë apo vitesh unë pata fatin të shkoja në Gjermani dhe të filloja rrugën e boksit e cila ka qenë tepër tepër e vështirë për të arritur këtu ku jam sot.

- Ju keni një akademi tuajën për kickbox. Ka shumë shqiptarë që duan të pasojnë Ismailin?

Unë kam filluar çdo gjë, shumë poshtë zeros në çdo drejtim përveç edukatës familjare. Pra me shumë mundim kam arritur rezultatet e mia. Falë kësaj nuk kam mundur të harroj nga kam ardhur dhe rri me këmbë në tokë ashtu siç thotë populli. Për këtë prindërit shqiptarë qoftë në Gjermani, qoftë në Tiranë  më kanë besuar fëmijët e tyre për t'iu dhënë më të mirën me sportin dhe mënyrën time. Gjë të cilën mundohem ta bëj sa më mirë dhe ndiej shumë përgjegjësi.

[caption id="attachment_18610" align="alignright" width="300"]ismail-keta Keta para stërvitjes[/caption]

- Keni arritur të fitoni tre tituj, ku i fundit daton në vitin 2013. Kur do të mund ta shohim përsëri Ismailin në ring?

Ndeshja e fundit që bëra kishte një qëllim bamirësie dhe jo për t'u bërë për të tretën herë kampion bote të them të drejtën. Dhe ashtu si vetë qëllimi që ishte për mire, ashtu shkoi ndeshja dhe mbaroi qëllimi i bamirësisë.

Pas kësaj si dhe nga mosha 39 vjeç,vendosa të largohem nga ringu duke bërë profesionin e trajnerit, ku të cilën deri tani kam pasur suksese mjaft të kënaqura.

- Teksa luftoni në ring, përfaqësoni ngjyrat e një kombi tjetër. Na përshkruani pak ndjenjat që keni në ato momente, pasi ju jeni shprehur shume herë që jeni shqiptar.

E vërtetë që unë kam përfaqësuar Gjermaninë në tre ndeshjet e mia për titull Bote. Unë kam shumë respekt për gjermanët dhe i jam shumë mirënjohës për çka arrita në Gjermani. Për këtë arsye e ndieja detyrë të tregohem mirënjohës dhe të respektoj flamurin e gjermanëve për aq herë sa jam ndeshur në Gjermani. Por dhe gjatë himnit të flamurit gjerman kam mbajtur gjithmonë medaljonin me flamurin shqiptar dhe kam shprehur dhe para mediave gjermane që unë jam krenar që jam shqiptar. Kjo më ka bërë gjithmonë të pathyeshëm para  vështirësive që kam pasur.

- Keni shumë vite që jetoni në Gjermani, por ndiheni më shumë shqiptar. Gjaku nuk harron prejardhjen, apo Ismaili nuk harron Shqipërinë?

Unë kam ardhur në Gjermani në moshën 18 vjeç. Pra me një karakter te formuar që më shoqëron akoma dhe në moshën 39 vjeç. Pra unë nuk mund ta harroj Shqipërinë dhe këtë ndjenjë mundohem t'ua edukoj dhe dy djemve të mi, Gjergjit 6 vjeç dhe Arianiti 2 vjeç, edhe pse kanë lindur në Gjermani.

[caption id="attachment_18611" align="alignleft" width="300"]keta Vëllezërit Keta, Gjetani shpallet kampion Interkontinental[/caption]

- Jeni shpallur "qytetar nderi i Bulqizës", e vizitoni shpesh vendlindjen?

Nuk ka lidhje të qenurit "Qytetar Nderi" në Bulqizë, se mua më kanë zgjedhur Qytetar nderi ose dhënë mirënjohje dhe qytete të tjera si Saranda, Devolli, Rubiku, Shkodra dhe në Kosovë për të cilën shfrytëzoj rastin t'i falënderoj. Unë shkoj gjithmonë në Bulqizë kur vij në Shqipëri, pasi vetëm atje  mundem të qetësohem, flej më thellë dhe rikujtoj me dashuri gjithë fëmijërinë time.

- Gjetani, vëllai juaj ka marrë titullin Interkontinental në shkurt 2016, ku ju keni një pjesë të madhe të investimit për të. Cilët janë projektet dhe dëshirat e radhës?

Ndeshja në shkurt 2016 ishte për titull Interkontinental (pra 1 titull para botërorit. Mediat dhe ekspertë të boksit dëshirojnë dhe na kanë ftuar që Gjetani të ndeshet kundra një gjermani, i cili është shpresa më e madhe e boksit gjerman. Dhe pse ky boksier nuk është në peshën që konkurron Gjetani, ne e kemi pranuar dhe presim të ndahet data e ndeshjes.

[caption id="attachment_18612" align="alignright" width="300"]Copy-of-ismail-keta1 Ismaili i gëzohet triumfit të tij[/caption]

- Si janë marrëdhëniet e Ismailit me gjermanët? Bëjnë tifo për ju ashtu si ne shqiptarët?

Marrëdhëniet e mia me gjermanët kanë qenë dhe janë të mira, pasi unë jam munduar të sillem gjithmonë mirë për të treguar që ne shqiptarët jemi ndryshe nga çfarë është folur vitet e fundit. Si dhe jam munduar të tregohem mirënjohës për atë që unë arrita në vendin e tyre. Gjithashtu jam munduar të punoj fort për të qenë nga më të mirët në punën që bëj. Gjermanët janë njerëz që është shumë vështirë të të fusin në zemër apo shtëpi për të të thënë mik ose dhënë respekt, por po i bëre miq, ata ngelen besnik dhe është shumë vështirë t'iu ndërrosh mendjen pa kaluar në provat  e tyre. Por shqiptaret janë më të zjarrte ndaj ndiejnë dhe bëjnë. Prandaj e them me plot bindje që shqiptarët kanë qenë gjithmonë mbështetja ime morale dhe inkurajuese. Është normale besoj, pasi çdo njeri gëzohet për të vetin.

Shfrytëzoj rastin t'i falënderoj gjithë shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që më kane dhënë gjithmonë si në karrierën time në ring, po ashtu dhe si trajner.

[caption id="attachment_18619" align="alignleft" width="300"]12971004_1715751582038492_5929455198517967699_o Ismaili stërvit sportistët e tij[/caption]

- Ndeshja e Gjetanit ishte në Asllan Rusi. Si ndiheshit teksa po ndeshej në atdheun tuaj ?

Ishte përgjithësi shumë e madhe pasi doja patjetër të nderoja Shqipërinë dhe vëllanë, Gjetanin. Aq sa i ngarkuar isha, ndihesha dhe i pathyeshëm, dhe i palodhur për atë që bëja.

- Keni diçka për t'i thënë të gjithë shqiptarëve?

Si sportist do iu kujtoja gjithë shqiptarëve, mbi të gjitha prindërve, që rinia është e ardhmja e çdo vendi dhe përkrah librit, sporti është ilaçi më i mirë për një rini të fortë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Si dhe atdhedashuria dhe krenaria për identitetin tënd të bëjnë të pathyeshëm para çdo vështirësie. Të paktën kështu ka funksionuar tek unë. Prandaj mbilleni këtë ndjenjë sa më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga