Gugash Magani deklaroi dorëheqjen nga Flamurtari ditën e sotme, duke bërë gjithçka zyrtare, pasi situata nuk shkoi ashtu siç peqinasi mendoi dhe vendosi në punë te kuqezinjtë. Problemet financiare larguan teknikun e mirënjohur që të largohet, por ai nuk ka mbetur shumë kohë pa qëndruar në aktivitet.
Nga klubi durrsak për "newsport.al" konfirmojnë zyrtarisht se Gugash Magani është trajneri i ri i Teutës. Ai kthehet pas pesë muajsh te bregdetarët, të cilët i drejtoi me dinjitet sezonin e kaluar duke i çuar në Europa League. Magani pritet që të jetë nesër në tribunë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Kastriotit, ndërsa në fundjavë do të jetë në pankinë.
Poll