Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Gjyqtarët e kanë të pamundur kthimin në Tiranë, policia i shoqëron deri në Bushat pas goditjes së arbitrit të FIFA-s (Ç’NDODHI NË SFIDËN TËRBUNI – TURBINA)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Gjyqtarët e kanë të pamundur kthimin në

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në ndeshjen Tërbuni – Turbina (1-1), ku është goditur me gurë gjyqtari anësor i FIFA-s, Xhuljo Mani. Kjo sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë është ndërprerë në minutën e 92-të nga gjyqtari kryesor Albano Stolaj.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që kryetari i Bashkisë, Gjon Gjoni ka qenë i pranishëm në stadium duke i kërkuar llogari ekipit të arbitrave. Pikërisht në atë moment kryesori Stolaj ka nxjerrë kartonin e kuq për të, për ta larguar nga pankina.

Situata është tensionuar jashtëzakonisht shumë. Duhet theksuar fakti se në këtë sfidë mungonte security, teksa klubi pritës kishte kërkuar ndihmën e policisë bashkiake. Situata ka degraduar në minutën e 92-të të takimit.

Gjyqtari anësor, Xhuljo Mani ngre flamurin për pozicion jashtë loje duke anuluar golin e vendasve. Dhe në këtë moment janë tifozët dhe e gjithë pankina pukiane që futet në fushë që godasin arbitrin që mban edhe stemën e FIFA-s. Për arbitrat ishte e pamundur vazhdimi më tej i lojës dhe në këtë mënyrë është ndërprerë. Duhet evidentuar edhe fakti, se me karton të kuq u largua nga pankina dhe shefi i klubit, Viktor Gjoni.

Të njëjtat burime tregojnë se pas ndeshjes, gjyqtarët e kishin të pamundur të ktheheshin drejt Tiranës. Në këtë mënyrë është kërkuar ndihma e uniformave blu, të cilët kanë marrë përsipër shoqërimin e tyre deri në Bushat. Një duel që duhet të ishte veshur vetëm me konotacion sportiv, por që kalon çdo lloj limiti përtej futbollit. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga