Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Gabimet në SUPERIORE, FSHF-ja dënon arbitrat e FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Gabimet në SUPERIORE, FSHF-ja dënon arbitrat e FIFA-s

Gabimet dhe polemikat e krijuara nga vendimet e arbitrave në ndeshjet e fundit të Superligës, kanë nxitur përfaqësuesit e sektorëve përkatës në Federatën Shqiptare të Futbollit të marrin masa kundrejt tyre.

Burime të besueshme pranë FSHF-së bëjnë me dije për newsport.al, që për këtë javë janë dënuar të tre gjyqtarët e elitës që mbajnë dhe stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, Eldorian Hamitin dhe Juxhin Xhajën.

Që të tre gjyqtarët nuk do të mund vendosin drejtësi këtë javë në elitë. Kujtojmë që në ndeshjet e fundit, Jorgji ishte kryesor në Vlorë në përballjen mes Flamurtarit dhe Partizanit, ndërsa Hamiti u kontestua për penalltinë e dhënë në dëm të Kukësit në fitoren 1-0 të Laccit. Ndërsa gjyqtari tjetër, Xhaja nuk gjykoi në javën e 12-të.

Dënimet apo penalizimet e gjyqtarëve të Superligës, asnjëherë nuk janë bërë publik nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ata janë ndëshkuar në heshtje për gabimet e tyre. Megjithatë këtë herë bie në sy fakti se janë dënuar ata që mbajnë stemën e FIFA-s, të cilët nga institucionet e futbollit europian apo botëror si UEFA dhe FIFA i kanë besuar ndeshje të niveleve ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga