
Olsid Ferataj do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen Teuta - Kukësi. Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar si bilbilin kryesor të kësaj sfide, gjyqtarin e kolegjiumit të Patosit. Newsport.al ka mësuar se ndeshja do të jetë me 3 arbitra, teksa ndihmësa të Feratajt janë caktuar Nertil Bregasi dhe Nuri Rrapaj. Gjyqtar i katërt do të jetë Roxhers Muska.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores dhe do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin "Niko Dovana". Pritet me interes të mësohet se cila skuadër do të arrijë të marrë 3 pikë, teksa kampionati ka hyrë në fazën më të nxehtë ku një hap fals kushton shumë. Kujtojmë që Teuta gjendet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Kukësi në të pestin me 29 pikë.