Derbi Partizani – Tirana do të mbërthejë me emocionet që dhuron kryeqytetin e Shqipërisë të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Përveçse një rivaliteti të hershëm midis klubeve, derbi është një nga reklamat më të mira për futbollin shqiptar. Atmosfera elektrizuese e tifozëve në shkatëllët e stadiumit i shtang të gjithë teksa shohin ndeshjet. Padyshim emocion të madh ndiejnë dhe ish lojtarë apo trajnerë të cilët e kanë përjetuar derbin nga brenda fushës. Një prej tyre është dhe ish futbollisti Endri Vrapi, i cili ka luajtuar me të dyja ekipet si Partizanin ashtu edhe Tiranën. Fitorja e fundit e Tiranës është që prej shkurtit të 2014, ku Endri Vrapi ka qenë pjesë e formacionit të bardhebluve.
Në një pronocim për neësport.al, Vrapi foli për situatën e derbit të së premtes, momentin e vështirë të bardhebluve, si dhe situatën në kampin e kuq. Në fjalën e tij Vrapi shprehet se është pozitive për të dyja skuadrat, fakti që do të luajnë në “Air Albania”, ndërsa teksa analizon ekipet tregon dhe problematikat e tyre.
Në ndeshjen e fundit që Tirana ka fituar një derbi, ke qenë në formacion. Nëse bën një krahasim të të dy kohërave të derbit. Sa ndryshe është Tirana dhe derbi në tërësi?
Besoj se Tirana në kohën e fundit që luante derbin e kishte shumë të nevojshme fitoren. Sepse 3 pikët ishin për ecurinë pozitive. Kurse tani është më komode besoj. Tek Tirana ka humbur ajo grinta që e karakterizonte ndër vite Tiranën dhe besoj kjo është një nga arsyet që Tirana vuan në këto momente.
– Kane qenë më shumë vendime të gabuara nga drejtuesit? Apo grupi i lojtarëve nuk është i duhuri për Tiranën?
Mendoj që kur ka probleme të tilla nuk është më faji i trajnerëv, por përgjegjësia kalon tek futbolilstët sepse ato janë aktorët kryesor. Dhe në këto momente që Tirana ndodhet futbollistat duhet të vendosin veton.
– Vendosja e Ahmataj në stolin e Tiranës ishte zgjidhja e duhur? Çfarë të la të nënkuptoje deklarata e bujshme e tij disa javë më parë?
Besoj që në këte moment nuk është që trajneri do bëj ndryshimin e madh, por unë e theksova dhe me lartë që ka ardhë koha dhe lojtarët duhet të ndërgjegjësohen. Duhet të jenë më kompakt dhe më të ndërgjegjshëm për çdo gjë sepse ndeshjet ikin dhe pikët do bëhen më të vështira në ndeshjet e ardhshme. Sa për deklaratën e Ahmataj, mendoj që vetëm Ahmataj mund ta di më mirë sepse situatën ai e ka parë çdo moment.
– Çfarë mendon për zgjidhjen e situatës? Cili do të ishte vendimi i radhës nga drejtuesit sipas teje?
Besoj se drejtusit e Tiranës duhet ta kenë zgjidhë në mendjen e tyre, për zgjedhjen që do bejnë. Sepse duhet ta mendojnë sa më shpejtë që ta zgjidhin këtë situatë. Pasi janë vonë për objektivat
– Ndërkohë gjithashtu keni qenë pjesë dhe e të kuqve. Ky Partizan i Lerdës të bind për titullin kampion ?
Besoj se Partizani ka mundësi ta ruaj titullin. Po mendimi personal mendoj që duhet të ndërhyj në fazën e sulmit pavarësisht se ka emra po duhet një lojtar që të bëj diferencën në sulëm, për momentin që mund ta rivalizoj Kuksin është vetëm Partizani.
Ne prag derbi Partizani e administron më mirë situatën, janë më hermetik dhe më të qetë. Si priten derbit tek të kuqtë?
Po është e vërtetë sepse në gjithë këto vite që Partizani ka dal fitimtar e ka marrë me qetësi derbin. Besoj se ky derbi do jetë më i bukur se te gjithë derbit e tjerë sepse luhet në stadiumin e ri. Gjë që është pozitive për të dyja ekipet.