
Është firmosur marrëveshja për stadiumin “Selman Stermasi”. Newsport.al ka mësuar për kontratën e nënshkruar dhe ka mundur të marrë në dispozicion këtë dokument. Pas akordit të arritur në javën e kaluar në Bashkinë e Tiranës, sot bardheblutë kanë nënshkruar kontratën që i jep të drejtë Partizanit të luaj në stadiumin bardheblu kundrejt pagesës. Tirana ka vendosur si kusht që në tribunën D2 ku qëndron tifo-grupi “Tirona Fanatics” dyert të mos hapen për tifozët e kuq. Partizani ka pranuar këtë kusht dhe marrëveshja është firmosur dhe depozituar në FSHF.
Tirana edhe pse në asnjë moment nuk ka patur dëshirë për të realizuar këtë marrëveshje, ka pranuar në kushtet e trysnisë së ushtruar nga Bashkia e Tiranës që ka bërë negociatorin mes palëve. Tani mbetet për t’u parë nëse do të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë në "Selman Stërmasi".