Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ekskluzive/ Familja Tramezzani tregon të vërtetën dhe të pathënat e çështjes “Sadiku”. Vajza e zëvendës trajnerit të Kombëtares zbulon misterin

Shkruar nga NEWSPORT

Pas golit të Armando Sadikut dhe festës së tij përpara këmbëve të Paolo Tramezzanit, zëvendës trajnerit të Kombëtares, është shkruar shumë për një lidhje të mundshme mes vajzës së italianit dhe sulmuesit elbasanas të Kombëtares. Por, kush mund ta besojë e kush jo, pasi ka edhe një foto mes Desires Tramezzanit dhe Armando Sadikut në rrjetet sociale, e cila ka bërë që të gjithë të intrigohen dhe të mendojnë se mes sulmuesit dhe saj ka një çështje dashurie.

[caption id="attachment_8361" align="aligncenter" width="968"]desire dhe armando Fotoja mes Desire Tramezzani dhe Armando Sadikut që hapi 101 probleme[/caption]

Faktikisht kjo çështje ka bërë bujë, por edhe ka hapur shumë punë në familjen Tramezzani. Askush nuk mund të lumturohet nga një lajm i tillë e pa pasur burime të sigurta, çka ka bërë që e gjithë familja, nga babai deri te vajza të reagojnë për këtë çështje, e cila realisht nuk është e vërtetë. Përkundrazi, lajmet që janë përhapur në shtypin e shkruar dhe në atë online kanë ç’orientuar familjen e zëvendës trajneri të Kombëtares kuqezi.

[caption id="attachment_8362" align="aligncenter" width="1024"]desire dhe flamuri Desire poston në instagramin e saj foton e flamurit kuqezi[/caption]

“Unë jam shumë mirë, përveç rezultateve të sotme që na eliminojnë. Por, mbetet ky gëzim i madh për atë që ishte gjithë kjo eksperiencë dhe gjithë atë që bënë djemtë. Por, e di për atë që është shkruar apo të paktën më thanë për Dezin dhe Armando Sadikun. Është e panevojshme të të them se nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo gjë më mërziti shumë. Dhe i vjen shumë keq dhe Dezit. Pra, nëse është mundësia të sqarohet, do të doja shumë”, janë fjalët e Paolo Tramezzanit  për newsport.al pas njohjes me artikujt e shumtë që “bombarduan” rrjetet sociale pas golit të Armando Sadikut.

[caption id="attachment_8363" align="alignleft" width="300"]tramezzani family Zëvendës trajneri i Kombëtares, Paolo Tramezzani me të bijat[/caption]

Më tej vjen dhe reagimi nga e ëma dhe vetë Dezire, e cila përgënjeshtron të gjithë situatën, madje na zbulon faktin se është e fejuar dhe se i kanë prishur shumë punë me djalin që ka përkrah. Nga vetë e ëma Albena Petrova, që punon në një nga agjencitë më të njohura të modës në Milano dhe në Bullgari, ka një reagim të fortë: “Këto janë fjalë pa lidhje. Është skandal diçka e tillë. Jemi shumë të mërzitura për atë që është publikuar”, thotë e ëma e vajzës.

Ndërsa vetë Dezire shprehet: “Ka qenë vetëm një foto miqsh e postuar në instagram. Unë jam tifoze me Shqipërinë. Jam e fejuar dhe kjo çështje më ka hapur jo pak punë”, duke bërë përmbylljen e kësaj situate ku të gjithë abuzuan dhe "shitën" gjithçka si të vërtetë në kurrizin e një familjeje që punon për Shqipërinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga