Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ "E zeza mbi të bardhë", Dejvi BREGU bëhet durrsak

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ "E zeza mbi të bardhë", Dejvi BREGU bëhet


Dejvi Bregu është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Siç është përfolur për ditë me radhë, mesfushori vlonjat ka gjetur dakordësinë dhe ka firmosur ditën e sotme me "Djemtë e Detit".

Një goditje e bujshme kjo nga skuadra e Edi Martinit i cili do të ketë në dispozicion cilësitë e shtatshkurtrit që ka bërë diferencën në kampionatin tonë. Pritet zyrtarizimi nga ana e klubit durrsak që duhet thënë se është kandidat potencial për titullin kampion në këtë edicion futbollistik.

Kujtojmë që në sezonin e fundit ai ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës. Ofertat në drejtim të tij s'kanë munguar, por në fund ka zgjedhur të qëndrojë sërish në kampionatin shqiptar. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga