Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ E kryer në Tiranë, Refik HALILI bën dhuratën e madhe për tifozët bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Kristal Abazaj mund të konsiderohet lojtar i Tiranës. Burime të besueshme pranë klubit bardheblu bëjnë me dije për Newsport.al që 26-vjeçari ka arritur parimisht akordin me kampionët e Shqipërisë. Ai do të takohet nesër me presidentin Refik Halili, ku do të konkretizojnë dhe firmën në kontratë.

Një afrim i rëndësishëm ky për 26 herë kampionët e vendit që pas Regi Lushkjës, bëjnë tjetër goditje në merkato. Detaje të tjera s’bëhen të ditura, ndërsa kjo padyshim është dhuratë e mrekullueshme nga presidenti Refik Halili për tifozët e Tiranës.

Dhe si për të shuar çdo dyshim ka menduar edhe Albi Doka, i cili ka bërë një postim me drejtorin sportiv Tefik Osmani, si dhe lojtarin e ri të bardhebluve. Nuk mbetet gjë tjetër veçse Abazaj të prezantohet si futbollisti më i ri i Tiranës që do të nisë menjëherë punën nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. /Newsport.al/

[caption id="attachment_676724" align="alignnone" width="602"] Doka, Osmani dhe Abazaj (d)[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga