
Kategoria Superiore rikthehet nesër me ndeshjet e radhës. Java e 3-të premton spektakël, me ekipet e mëdha që duan të triumfojnë.
Vllaznia pret në shtëpi Tiranën në orën 16:45. Newsport.al mëson se në këtë takim arbitër kryesor të jetë Enea Jorgji. Jorgji ka mjaft eksperiencë dhe është menduar se ai është i duhuri për të vendosur drejtësi.
Partizani mat forcat me Laçin në orën 16.45 në ''Elbasan Arena''. Do të jetë Eldorian Hamiti ai që do gjykojë këtë ndeshje, e cila është një nga më të bukura të kësaj jave.
Në përballjet e tjera mund të theksojmë: Bylis-Skënderbeu (13.45), Teuta Kukësi (16.45) apo Kastrioti-Apolonia (13.45).
Poll