Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Drejtuesit i presin "në besë", KUKËSI bojkoton stërvitjen, plas te verilindorët (ULTIMATUMI)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Drejtuesit i presin "në besë", KUKËSI

Kukësi ka disa muaj pa marrë pagat. Verilindorët disa herë këtë sezon kanë bojkotuar stërvitjen, ndërsa newsport.al mëson se lojtarët nuk do dalin në stërvite nëse klubi nuk kalon pagat. Një sfidë nga fundi I sezonit, lojtarët kanë vendosur mos angazhohen në fushë nëse klubi nuk shlyen detyrimet për ta.

Afati i vendosur nga klubi ishte dita e sotme, me lojtarët që ndihen të gënjyer pasi pagat nuk kanë kaluar në llogaritë e tyre. Në vazhdë të kësaj situate, lojtarët kanë vendosur që mos dalin në fushë pa marrë pagesat.

Një çështje e tillë u hap edhe pak ditë më parë, pikërisht në transfertën me Skënderbeun. Duket se lojtarët kanë vendosur ultimatum për pagat, duke mos dalë në stërvitje nëse nuk shlyen për muajt e papaguar. Pritet të shihet nesë ndeshja e fundit me Kastriotin e vendosur për t'u luajtur të mërkurë në 17:00, do zhvillohet nga lojtarët titullarë të verlindorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga