
Kapiteni I Apolonisë, Eljon Sota është lidhur me një infektim të mundshëm me Covid-19. Lojtari ka qenë I grumbulluar me Kombëtaren e 21 vjeçarëve, ndërsa ka kryer edhe testet e gjakut, aty ku dyshohet se ka kaluar coronavirusin.
Në një bisedë për newsport.al, Sota është shprehur se ndihet mirë dhe se pret rezultatin e testeve, ndërsa të gjithë lojtarët e Apolonisë do t'i nënshtrohen kontrolleve, duke anuluar kështu përgatitjet për fillimin e Superligës.
"Tani bëra tamponin, pres të marr përgjigjen. Jam në super gjendje, s'kam asgjë shenjë. Na bënë testet e gjakut te Kombëtarja dhe mesa di është për të parë nëse e ke kaluar ose jo Covid-19, nëse ka prodhuar trupi ndonjëherë antitrupa. Tamponin e bëra tani. Nuk kam asnjë shenjë. Edhe ekipi I Apolonisë do t'I nënshtrohet testeve", tha Sota shkurtimisht. /Stavro Anesti Dhimitri/