Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ve për Kupën e Shqipërisë. Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zgjedhur “bilbilat” që do të vendosin drejtësi në sfidat Vllaznia – Bylis dhe Teuta – Erzeni.
Newsport.al ka mësuar se në “Loro Boriçi”, arbitër kryesor do të jetë Daniel Vrapi me asistentë Denis Rexha dhe Mario Shazivari. Ndërsa në stadiumin “Niko Dovana” do të vendosë drejtësi Kreshnik Barjamaj, i asistuar nga Nertil Bregasi dhe Dojando Myftari.
Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Bylisit ka përfunduar me rezultatin 2-0 për shkodranët, kurse takimi Teuta – Erzeni është ndarë në shifrat 1-1.
VLLAZNIA – BYLIS (Ora 13:00)
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi (Tiranë)
Asistent 1: Denis Rexha (Tiranë)
Asistent 2: Mario Shazivari (Tiranë)
Arbitër 4: Orlando Kuka (Tiranë)
TEUTA – ERZENI (Ora 16:00)
Arbitër kryesor: Kreshnik Barjamaj (Tiranë)
Asistent 1: Nertil Bregasi (Tiranë)
Asistent 2: Dojando Myftari (Tiranë)
Arbitër 4: Olsion Yzeiraj (Patos)