Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

EKSKLUZIVE/ Ahmataj apo Egbo? Ard MEMA "përjashton" veten: Lojtari më i mirë i TIRANËS, arsyet pse fitojnë shkodranët dhe bardheblutë (MARRËDHËNIA ME HALILIN)

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Ahmataj apo Egbo? Ard MEMA "përjashton" veten:

Ishte ai që nisi "misionin" e vështirë për të sjellë trofeun e këtij sezoni në kryeqytet. Por, presioni dhe dëshira për rezultate pozitive e larguan Ard Memën nga Tirana. Në një intervistë enkas për newsport.al, ish-trajneri bardheblu ka analizuar detajisht këtë skuadër që po mrekullon këdo që e sheh në fushë.

Nën drejtimin e Emanuel Egbosë, shifrat janë pozitive. 7 ndeshje, 7 fitore. Nuk ka nevojë të bësh përshkrim më të detajuar, ashtu siç thotë edhe Ardi, tekniku nigerian është "on top". Ai zgjedh lojtarin që bën diferencën te bardheblutë, tregon marrëdhënien e tij me presidentin Refik Halili si dhe pjesën ku çalon Tirana.

Nesër, Tirana luan kundër Vllaznisë dhe për këtë sfidë, Mema tregon që shanset janë të barabarta për 3 pikë për dy ekipet. Edhe pse është ai arkitekti i kësaj skuadre që po shkëlqen, në fund Ardi jep opinionin e tij për Ahmatajn dhe Egbonë.

- Tirana kundër Vllaznisë. Si e parashikon këtë ndeshje?
Është një ndeshje e fortë pavarësisht renditjes. Vllaznia është një ekip që nuk i shënon lehtë, por Tirana ka një ecuri tepër pozitive dhe mbetet e favorizuar për të fituar ndeshjen.

- Sa i rëndësishëm është ky takim për ecurinë e bardhebluve?
Tirana po kalon një moment të mirë, është ajo që edhe vetë kanë dashur të arrijnë. Të jenë në vendet e para të klasifikimit dhe të bëjnë presion për kreun. Ia kanë arritur ta bëjnë këtë dhe tani do kërkojnë ta ruajnë. Tirana ka presionin e kreut dhe fitorja jo vetëm në këtë takim por në çdo ndeshje kërkohet dhe është e rëndësishme.

- Pikat më të forta të dy skuadrave?
Po e nis nga Vllaznia. E para është faktori fushë. E dyta siç e thashë është një ekip që nuk ta bën të lehtë lojën. Nuk i shënon lehtë dhe janë ekip i ekuilibruar në fushë. Kjo i bën kompakt dhe gjatë gjithë lojës të hapin probleme.

Tirana ka ecurinë pozitive 6 fitore në kampionat radhazi dhe frymën e mirë. Do të bëjnë çdo gjë për të vazhduar këtë ecuri. Mendoj se grupi i formuar dhe paraqitjet e mira që kanë bërë tani, e motivojnë skuadrën për të ecur më shumë.

- Ju jeni arkitekt i këtij ekipi. Çfarë ka ndryshuar në skuadër, 7 fitore në 7 ndeshje?
Po ta shikojmë, Tirana e mëparshme (referuar kohës kur ishte Mema trajner) ishte më agresive në fazën ofensive. Luante më fort para. Tani Tirana është transformuar në një ekip më të ekuilibruar dhe më të qetë. Tregon kujdes në fushë. Fitoret dhe loja hynë tek statistikat. Pjesë e futbollit janë një sërë gjërash si edhe fati. Mund të bësh lojën, ke dhe statistikat por nuk arrin të fitosh, ndërsa tani Tirana ka arritur që në fund të marrë fitoret.

- Sa larg mund të shkojë Tirana me trajnerin aktual?
Me Egbo unë kam luajtur, e kam edhe mik dhe shok. Ai është një njeri që e karakterizon qetësia. Tirana duhet të eci hap pas hapi për të arritur në fund dhe objektivat që kërkon pse jo dhe titullin.

- Çfarë i keni sugjeruar Egbos?
Me Egbonë takohemi pothuajse përditë që pimë kafe. Dhe duam apo s'duam do të hymë në  temat e futbollit. Unë kam qenë pjesë e ekipit dhe i njoh lojtarët aty, mund të diskutojmë ide apo situata që kanë nevojë për analiza. Por gjithmonë aq sa lejohet dhe pa ndërhyrë sepse në fund është puna e Egbo.

- Dëshira juaj padyshim është titulli te Tirana, por cili ekip mendoni se do të triumfojë në fund?
Ekipet janë aty-aty. Ky kampionat ka për të qenë i fortë deri në fund. Tirana, Kukësi e Partizani janë më të avantazhuarat, por ka dhe ekipe si Bylisi, Laçi apo dhe Teuta të cilat si objektiv mund të kenë Kupa e Europës apo dhe më shumë.

- Si janë marrëdhëniet e tua me presidentin Halili?
Marrëdhëniet i kemi krejtësisht normale. Ndeshjet e fundit i kemi ndjekur dhe bashkë. Kemi patur kontakte edhe për shkëmbim mendimesh. Pavarësisht se çfarë ndodh unë dhe Halili kemi diçka të dy: E dashurojmë Tironën dhe duam apo s'duam kontaktet janë të pashmangshme.

- Sa e vështirë është të punosh me një organikë të ngjeshur dhe për më tepër cilësore?
Referuar Tiranës nuk është se tani ka një ekip të ngjeshur. Pasi u larguan dy mbrojtësa si Kërçiku dhe Imami ndërkohë që nuk u arrit një përforcim për t'i mbuluar. Në rast kartonash apo dëmtimesh mund të ketë probleme. Vangjeli është duke bërë një punë shumë të mirë në qendër të mbrojtjes edhe pse natyral është i djathtë.

Kjo është një lëvizje që është bërë dhe nga unë dhe tani unë jam shumë i kënaqur me punën e tij. Gent Muça po ashtu po bën një punë të shkëlqyer në qëndër të mbrojtjes dhe i jep garanci skuadrës. Në kohën time i kanë munguar minutat, por mendoj se tani ka arritur formën optimale dhe të kërkuar nga stafi.

- Kush futbollist e bën diferencën te Tirana?
Mendoj se Çelhaka është një lojtar i cili tashmë e ka konfirmuar veten. Është duke bërë një sakrificë të madhe dhe po bën paraqitje shumë të mira. Sepse unë e di shumë mirë si është të mbashë peshën e mesfushës. Si një lojtar i ri dhe tepër cilësor mendoj se ka për të qenë një nga shtyllat kryesore të Tiranës. Normalisht nuk dua të heq pjesën tjetër të grupit si Cale, Batha. Dhe Ngoo jam shmë i kënaqur me atë që po bën. Sidomos në ndeshjen e fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

- 100 vite ekip bardheblu, a vjen trofeu në "Selman Stërmasi"?
Tirana po ecën me hap kampioni. E rëndësishme është të mbajnë këtë ecuri, fitore pas fitore dhe në fund do të bëjnë llogaritë. Kanë arritur të bëjnë një lojë shumë të mirë dhe titulli nuk duhet menduar vetëm se është 100 vjetori. Por është bërë një kohë e gjatë pa titull dhe është e nevojshme për të gjithë. Fokusi duhet të jetë tek ndeshja e radhës dhe tek mbajtja e presionit të kreut.

- Memën, Ahmatajn apo Egbonë, kë zgjidhni?
Siç e thashë trajnerin më të mirë e nxjerrin rezultatet. Egbo është. Referuar statistikave dhe rezultateve me Tiranën, Egbo është ai që e meriton. Tani nuk do bëj unë analizën e punës time, por statistikat janë ato që flasin gjithmonë dhe loja në fushë e ekipit. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga