
Do të luhen ditën e sotme, 3 ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 31-të. Në Shkodër do të luhet supersfida, Vllaznia-Teuta, ndërsa Laçi dhe Partizani do të kenë ndeshje të lehta në letër ndaj Kukësit dhe Apolonisë. Newsport.al ka mësuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në këto takime.
Sfida, Vllaznia-Teuta është vlerësuar maksimalisht nga Fedrata që ka vendosur që kjo ndeshje të luhet me 6 gjyqtarë. Arbitër kryesor do të jetë Eldojan Hamiti që mban edhe stemën e FIFA-s. Hamiti do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha e Egin Doda, gjyqtari i 4-të do të jetë Rejdi Avdo, ndërsa pas portave Kridens Meta dhe Blerim Ziri.
Në ndeshjen Partizani-Apolonia që do të luhet në "Elbasan Arena", gjyqtar kryesor do të jetë Florjan Lata me asistentët Uran Korra dhe Elis Pulaj. Në takimit tjetër, Laçi-Kukësi, do të jetë Kreshnik Cjapi që do të vendosi drejtësi, ndërsa do të ndihmohet nga Ilir Tartaraj dhe Marjus Qose.