Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ekipi i zemrës ju thërret, objektivi ynë nuk ndryshon”, Laçi njofton tifozët për çmimet e biletave

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipi i zemrës ju thërret, objektivi ynë nuk
Jemi vetëm 3 ditë para startit të Superiores dhe tashmë kanë nisur të ndjehen emocionet e një kampionati që premton të jetë i luftuar. Të shtunën dhe të dielën do të luhet edhe java e parë e “Abissnet Superiore”, ku skuadrat do të kërkojnë fitoren për të nëisur me këmbën e mbarë këtë sezon. Laçi do ta nisë këtë rrugëtim në shtëpi, teksa të dielën do të presë Erzenin. Ky takim do të luhet duke nisur që nga ora 17:00 në stadiumin “Laçi”. Kurbinasit për këtë duel kanë bërë publike edhe çmimin e biletave. Ndërkohë u bëhet thirrje e tifozëve për të mbështetur skuadrën në këtë duel, ndërsa misioni i tyre do të jetë pjesmarrja në Europë. “Ekipi i zemrës ju thërret! Të dielën Laçi përballet me Erzenin, prej orës 17:00, dhe në shtëpi nuk duhet të mungojë asnjë! Objektivi ynë nuk ndryshon dhe së bashku mund të regjistrojmë një tjetër sezon të suksesshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Biletat në tribunën qendrore, 500 lekë, kurse në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do te jete 300 lekë Asnjë arsye për të munguar, të dielën të gjithë në stadium! Para Laçi!”, shkruan klubi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga