Vilfor Hysa është largimi tjetër në repartin ofensiv të Tërbunit. Palët kanë mbyllur këtu marrëveshjen duke i dhënë lamutmirën njëri-tjetrit pas dy sezoneve.
Në sezonin që sapo lamë pas sulmuesi 33-vjeçar mori pjesë në 18 ndeshje dhe ku arriti të shënonte vetëm 4 gola. Kujtojmë që më parë Hysa ka qenë pjesë e ekipeve të elitës së futbollit të vendit si dhe Kosovë: Kukësi, Laçi, Vllaznia, Dinamo, Gjilani, Drenica, Lushnja, Kamza dhe Kastrioti.
Lojtari në të shkuarën është aktivizuar edhe me Grosseton në Itali dhe Lija Athletic në Maltë. Pritet të shihet vendimi i lojtarit për vazhdimin e karrierës.
[caption id="attachment_700705" align="alignnone" width="222"] Vilfor Hysa[/caption]
Poll