
Kukësi nuk do të ketë më vetëm skuadrën e parë, por edhe atë të dytë, e cila do të garojë rregullisht në Kategorinë e Dytë. Pasi siguruan ngjitjen nga Kategoria e Tretë në atë të Dytë, verilindorët tashmë kanë nisur nga puna për të formuar skuadrën.
Presidenca po jep mbështetje maksimale për të formuar skuadrën B siç njihet ndryshe, e cila do të shërbejë si trampolinë për të kaluar lojtarë nga skuadra e parë në të dytën dhe anasjelltas në rastin e talenteve që mund të zbulohen.
Përpos objektivit të zbulimit të lotjarëve të rinj të talentuar, drejtuesit duan me çdo kush kalimin e skuadrës nga Kategoria e Dytë në të Parën, çka do t'iu shërbente më tepër për të ardhmen. Përpos skuadrës B, tashmë do të punohet edhe për ekipet e moshave, të cilat do të strukturohen ndryshe.