Egnatia po dhuron performanca mjaft të bukura në këtë sezon të Superiores. Ekipi rrogozhinas udhëheq tabelën e renditjes me 27 pikë të grumbulluara pas 13 javësh kampionat.
Të besuarit e Edlir Tetovës deri më tani kanë pësuar 12 gola, teksa u kanë shënuar kundërshtarëve 24 herë. Por rrogozhinasit duket se e kanë më të lehtë të shënojnë në pjesën e parë se në atë të dytën.
Në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Egnatia ka shënuar 14 gola në pjesën e parë dhe 10 gola në pjesën e dytë. ‘Djemtë’ e Edlir Tetovës duket se e nisin ndeshjen me pasion për të shënuar, teksa në pjesën e dytë 'fikin' motorët duke shënuar më pak.
Poll