Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia me “2 fytyra”/ Në shtëpi bien nga kategoria, në transfertë “shpallen” kampion

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia është një nga bukuritë e këtij sezoni në Superiore. Ekipi rrogozhinas ndeshje pas ndeshje dhuron lojë të bukur që mbështetet edhe nga pikët e marra. Pas javës së 27-të, ata renditen në vendin e tretë me 41 pikë, mbi ta janë vetëm Tirana e Partizani.

Ky sezon i Superiores ka qenë plot oshilacione për të gjithë ekipet, edhe Egnatia është një ndër ta. Një fakt interesant dhe unik për Egnatian është se ekipi ndryshon fytyrë në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë.

E çuditshme por e vërtetë, ndeshjet në Egnatia Arena me 2500 tifozë thuajse çdo javë, janë një ogur i keq për ta teksa në 14 ndeshje kanë marrë vetëm 16 pikë, më pak nga të gjithë. Ndërsa në përballjet në transfertë askush nuk është më mirë se ta duke marrë 25 pikë.

Nëse bëjmë një ndarje të tabelave shohim se në ndeshjet brenda, Egnatia bie nga kategoria ndërsa në transfertë ata do të ishin kampionë.

Tabela e ndeshjeve brenda:

Tabela e ndeshjeve jashtë:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga