Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Egnatia është “macja e zezë” e Erzenit, shijakasit kërkojnë “hakmarrjen” ndaj rrogozhinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia është “macja e zezë” e Erzenit, shijakasit

Egnatia – Erzeni është një nga sfidat e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 21-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që në “Egnatia Arena” do të përplasin “brirët” për 3 pikët.

Vendasit do të tentojnë fitoren për t’u shkëputur akoma më shumë në krye të klasifikimit pas barazimit të Partizanit, ndërsa nga krahu tjetër shijakasit synojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Skuadra e Edlir Tetovës duket favorite ndaj “djemve” të Alfred Deliallisit. Rrogozhinasit po kalojnë një moment pozitiv në kampionat dhe nuk duket të hasin vështirësi as ditën e sotme. Edhe nga përballjet direkte mes tyre rrogozinasit janë dominues.

Në dy sfidat e këtij sezonit, Egnatia ia ka dalë të sigurojë 6 pikë, teksa i ka mposhtur njëherë 4-3 dhe herën tjetër 1-0. Ditën e sotme do të synojnë që të marrin një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa nga ana tjetër shijakasit do të luftojnë për 3 pikët për t’u “hakmarrur” ndaj tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga