
Sulejman Starova ka sqaruar deklaratën e bërë ditë më parë teksa tha që Egbo është trajner portierësh dhe jo skuadre. I ftuar në emisionin "Pressing" të Çarçanit, 64-vjeçari tha se gjithçka është deformuar nga mediet.
Sipas Starovës, Egbo gëzon respektin maksimal nga ana e tij dhe s'është aspak e vërtetë ajo që është trumbetuar. Në fjalën e tij në panelin e këtij emisioni, ish-trajneri i Partizanit u shpreh:
"Keq të vjen kur vjen nga specialista. Quaj të tillë edhe mediat. Unë kam folur me superlativa për Egbonë. Me shoqërinë time ka folur dhe më ka thënë që është njeri shumë i mirë. Unë i kam thënë gjitha këto. Është faktor harmonie. Kam thënë që do të marrë një trajner më të kualifikuar. Nuk të bën licenca trajner. Shumica jonë e ka marrë vonë.
Unë e kam marrë duke dalë në pension. Unë i kam lavdëruar të gjitha. Edhe Arbi Laçit i njoh merita, padiskutim. Kaluan Partizanin në blerje. Ishin kampionë dhe s'arritën ta bënin një gjë të tillë. Mbështetja financiare është e sigurtë që do të vazhdojë. Tirana nuk ka kundërshtarë. Kukësi s'i afrohet fare. Respekti më i madh për Egbonë, dua t'i bëjnë kontratë 2-3 vjeçare", përfundoi ai.