Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edy Reja kërkon fantazistin e Empolit, 21 vjeçari gati për Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edouardo Reja duket se ka piketuar lojtarin e ri që do afrojë në fazën offensive. Italiani mendon për Nedim Bajramin, 21 vjeçarin që luan sezonin e dytë me Empolin në Serinë B të Italisë. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e të gjithë grupmoshave të Zvicrës, teksa më herët duhen nisur bisedimet për nënshtetësinë shqiptare.

Lojtari tetovar aktivizohet pas sulmuesve, me trajnerin Reja që kërkon ta ketë Bajramin për eleminatoret e Botërorit që nisin në 25 mars. Sipas shtypit të shkruar, Reja e ka takuar personalisht lojtarin duke e bindur të veshë fanellën kuqezi. Në lojë ka hyrë edhe FSHF, që duhet të kërkojë lejen e FIFA për dokumentacionin e lojtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga