
Edvan Bakaj duket se e ka mbyllur me futbollin e luajtur, teksa tashmë ka nisur një aventurë te re. ndonëse mungon akoma zyrtarizimi, por gardiani i portës ka vendosur të varë dorezat në “gozhdë”.
Për më shumë se 18 vite duke mbrojtur katërkëndëshin e portës, Bakaj ka vendosur të lërë mënjanë tashmë dorezat e portierit dhe të provojë diçka ndryshe në karrierën e tij.
35-vjeçari nuk është larguar nga Dinamo, pasi mbetet pjesë e familjes kryeyqtetase, por tashmë si trajner. Bakaj ka marrë tashmë drejtimin e skuadrës së U-19 vjeçarëve të Bluve.
Poll