Edon Hasani u dëmtua në sfidën e javës së kaluar përballë Kukësit. Mesfushori shkodran la fushën e lojës dhe në fillim u mendua për një dëmtim të rëndë. Por pas ekzaminive të bëra nuk rezulton kështu dhe shkodrani do të jetë gati në janar.
Një lajm i mrekullueshëm për Tiranën, pasi Hasani është një nga lojtarët kyç të skuadrës. Lajmi është dhënë nga fizioterapisti Ervin Kapaj që në rrjetet sociale është shprehur se lojtari do të jetë gati në janar.
"Edon Hasani është ok, në janar do të jetë në fushë", shkruan Ervin Kapaj në postimin e tij.
Mesfushori do të jetë mungesa e madhe e Tiranës në derbi ndaj Partizanit, por fillimisht u mendua se lojtari mund të mbyllte sezonin, por tashmë është konfirmua edhe sa kohë do të qendrojë jashtë fushave.
