Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edlir Tetova me “dhimbje koke” para duelit me Dinamon, shkak bëhet Dwamena

Shkruar nga NEWSPORT
Edlir Tetova me “dhimbje koke” para duelit me Dinamon, shkak

Egnatia do të presë Dinamon ditën e nesërme në “Demrozi Stadium”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Rrogozhinasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja dhe duke nisur që në orën 14:00 të ditës së nesërme do të luftojnë vetëm për 3 pikët.

Për Egnatina nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë gjejnë “Blutë” e Luigi Di Biagios të cilët janë më të motivuar se kurrë pas fitores në Laç. Gjithsesi për Edlir Tetovën kanë nisur “dhimbjet e kokës”. Shkak për këtë është bërë sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës.

Raphael Dwmanena po stërvitet veçmas grupit duke kryer ushtrime individuale dhe të personalizuara. Sulmuesi ka ndjerë dhimbje muskulore ditët e fundit dhe kjo bërë që të mos ishte në 11-tëshen startuese ndaj Teutës.

Kapiteni po punon intensivisht për të qenë gati ndaj Dinamos, teksa gjendja e tij do të vëzhdohet nga stafi mjekësorë deri para sfidës me “Blutë”. Në rast të mos gatishmërisë së Dwamenas, Tetova do të varë sërish shpresat e Paulauskas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga