Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë me “sy e veshë” në Shkodër, nis sot edicioni i 87-të i Superiores me supersfidën Vllaznia – Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë me “sy e veshë” në Shkodër, nis
Finalja e "Final - Four", Egnatia - Vllaznia

Mbrëmjen e sotme nis edicioni i 87-të i kampionatit më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, “Abissnet Superiore”.

Sezoni i ri hapet me përballjen mes dy skuadrave finaliste të “Final Four”-it të vitit të kaluar, duke sjellë menjëherë emocion dhe rivalitet.

Sfida hapëse e kampionatit, Vllaznia – Egnatia, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 20:00, ku do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së kampionatit.

Ndryshe nga finalja e sezonit të shkuar, dy ekipet vijnë në këtë javë të parë me shumë mundësia, me Vllazninë që ka edhe një trajner të ri, Edi Martinin.

Poll

Lexo gjithashtu