
Edi Martini është rikthyer të drejtojë Teutën pas plot nëntë vjetësh. Shkarkimi I Bledi Shkëmbit nga stoli I durrsakëve, ka shtyrë drejtuesit që të rikthejnë në Durrës një njohje të vjetër. Debutimi I shkodranit do të jetë nesër, në ndeshjen e javës së 16 që Teuta zhvillon ndaj Partizanit.
Ndeshja që luhet në "Niko Dovana" e sheh Teutën të cunguar, me tre lojtarë titullar që e shohin veten jashtë kësaj përballje. Rustem Hoxha dhe Florent Avdyli mungojnë për shkak pezullimi. I pari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundjavës ndaj Kukësit, ndërsa mesfushori plotësoi numrin katër të kartonave të verdhë. Një tjetër mungesë e rëndësishme është ajo e Khalid, me sulmuesin që vijon të jetë I dëmtuar.
Në rrezik është Arbër Çyrbja, që vijon të stërvitet I diferencuar si shkak I lëndimit një javë më parë. Me tre mungesa të rëndësishme, debutimi I Martinit në stolin durrsak nuk duket kaq I lehtë përballë Partizanit.