
Futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit. Klubet shqiptare janë në vështirë të madhe pasi çdo gjë është paralelizuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga shteti. Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u shpreh se nuk do të ketë ndihma për futbollin pasi nuk deklarojnë të ardhurat siç duhet. Në një prononcim për “Fan Zone”, ka folur një nga presidentët e Superligës, Besnik Kapllanaj, numri një i Bylisit.
“Për momentin ne paguajmë të gjithë me buxhetin e klubit. Me ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së ri ndihma jonë është 0 edhe pse ai ka një përqindje për të ndihmuar klubin.
Jemi ndryshe nga klubet e tjera që e kanë planifikuar buxhetin për gjithë sezonin. Është një moment i vështirë jo vetëm për sportin, por për të gjithë. Nuk e di se çfarë planesh ka Kryeministri, port ë gjithë duhet ta ndihmojnë sportin pasi është në vështirësi të madhe. Kemi 8 lojtarë të huaj dhe disa lojtarë të tjerë që janë të grumbulluar këtu e mundohemi t’I mbajmë e t’I paguajmë, por ka ardhur një moment që nuk mund t’I mbajmë më.
Shteti të kthejë sytë pas nga futbolli pasi edhe këta janë shqiptarë e duhet të ndihmohen. Tani janë mbyllur të gjithë rrugët dhe askush nuk ikën dot në shtëpi nga lojtarët e huaj dhe duhet të qendrojnë këtu. Fatmirësisht kam hotelin tim dhe akomoden këtu të gjithë këta lojtarë.
Do të ishte një ndihmë shumë e madhe nga Bashkia në këto momente. Federata I di dhe nëse ka mundësi do të na ndihmojë pasi nuk e di sa është buxheti I Federatës. Siç po sakrfiojmë ne të gjithë duhet të sakrifikojmë dhe duhet të na ndihmojë pasi jemi në vështirësi të madhe. Nëse do të luhet pa tifozë më mirë mos të luhet fare pasi të gjitha janë të lidhur” u shpreh Kapllanaj.