Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Edhe 2 ditë nga dueli me Bylis”, Vora thirrje tifozëve: Së bashkë ia dalim, destinacioni i vetëm është stadiumi

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe 2 ditë nga dueli me Bylis”, Vora thirrje tifozëve:

Vora do të presë ditën e shtunë në shtëpi ekipin e Bylisit, për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. Një duel që vë përballë ekipin kryesues dhe vendin e 3-të.

Skuadra vendase ka siguruar 2 fitore rresht në kampionat dhe ndaj ballshiotëve do të synojnë një tjetër 3 pikësh në shtëpi. Për këtë takim kërkojnë edhe mbështetjen e titozëve, me klubin që ka hapur dyert e stadiumit, me hyrjen që do të jetë falas.

“Shpërndajeni! Edhe 2 ditë, Mos harro, të shtunën në orën 14:00 duhet të përkrahim skuadrën ndaj ftohen të gjithë qytetarët e Vorës së bashku me tifozerinë e mrekullueshme “Ultras Vora” dhe t’ju japim përkrahje dhe motiv shtesë djemve për fitoren. Së bashku do t’ja dalim! Shihemi në shtëpi, të shtunën në orën 14:00, hyrja është falas, destinacioni i vetëm është "Stadiumi Vora". Të gjithë sëbashku drejt objektivit #ForcaVora ”, ka shkruar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga