Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edgar Çani zhvillon ndërhyrjen e dytë në gju, Partizani vendos për të ardhmen e sulmuesit

Shkruar nga NEWSPORT
Edgar Çani zhvillon ndërhyrjen e dytë në gju, Partizani

Edgar Çani i është nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje në gju me të cilin pati probleme përgjatë gjithë gjysmë sezonit që lamë pas. Sulmuesi edhe pse zhvilloi një ndërhyrje në muajin maj, është dashur që të bëjë një tjetër kontroll në Itali, në klinikën ku zhvilloi dhe operacionin e parë, ku i është thënë se duhej patjetër të zhvillonte një tjetër kontroll të imtësishëm.

Ndërhyrja e dytë e cila ka të bëjë vetëm me një pastrim të gjurit, do t'i kushtojë shumë ishit të Kombëtares, pasi pritet të qëndrojë largë fushës së blertë edhe minimumi për dy muaj të tjera. Në këto kushte, të kuqtë e Partizanit do të jenë të detyruar të presin Çanin të marrë veten duke shpresuar se këtë herë periudha e riaftësimit nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, aq sa është përcaktuar nga doktorët që kanë zhvilluar ndërhyrjen e radhës.

Në këto kushte, edhe Çani është nën presion, pasi nëse kjo gjë nuk arrihet edhe këtë herë, qëndrimi te Partizani do të jetë thuajse i pamundur duke ditur se "Demat e Kuq" e kanë pritur 16 javë sulmuesin i cili nuk mundi të ndihmojë ekipin në gjysmën e parë të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga