
Edgar Çani është kthyer në një telenovelë te Partizani. Mungesa e tij e gjatë në fushë dhe së fundmi konfirmimi i trajnerit Sulejman Starova se sulmuesi nuk mund të luajë duke parë gjendjen e tij fizike, kanë bërë që vetë ishi i Kombëtares të niset drejt Italisë.
Në shtetin fqinj, Çani ka shkuar së fundmi për t'i kërkuar llogari klinikës ku ka kryer ndërhyrjen në muajin maj të këtij viti. Bëhet fjalë për klinikën e njohur në Itali "Villa Stuart" dhe është operuar nga prof. Pier Paolo, i cili i ka dhënë garanci klubit të Partizanit dhe sulmuesit se do të ishte i gatshmë në fillim të sezonit, por nuk ka ndodhur kështu.
Duke parë se ndërhyrja në gju, në pjesën e jashtme të miniskut ende nuk i ka lehtësuar dhimbjen sulmuesit, pritet që ky i fundit ta hedhë në gjyq klinikën duke kërkuar dhe dëmshpërblim.