
Engjëll Hoti do të jetë afrimi më i ri i Tiranës. Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur aventurën e tij me LLapin dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e bardhebluve. Ka qenë vetë klubi kosovar që ka njoftuar se Hoti nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe do të vijojë karrierën e tij te Tirana.
Hoti luan si mesfushorë qendre dhe në të kaluarën ka luajtur me disa skuadra të ndryshme në Gjermani e më pas në Kosovë me Trepçën dhe Llapin.
Postimi i Llapit:
Faleminderit Engjëll Hoti
Me përfundimin e ndeshjeve ndërkombëtare ka përfunduar edhe aventura e Engjëll Hotit me KF Llapin.
Ndonëse me tentativa për ta bindur futbollistin që të vazhdoj me klubin, nuk u arrit marrëveshja për vazhdimin e kontratës dhe ai ka zgjedhur të ndërroj skuadër dhe ambient për ta vazhduar karrierën e tij tek KF Tirana.
Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për klubin gjatë edicionit 2020/21 ku u paraqit në 38 ndeshje (30 kampionat/6 kupë/2 gara evropiane) dhe arriti të realizoi 4 gola dhe 5 asistime.
SUKSESE ENGJËLL!